-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështim total, por Rejën s’e skuq as turpi: Fajin e kanë sulmuesit

Kryesoret

Trajneri i kombëtares Edi Reja nuk ndërmend të largohet pas zhgënjimit total sonte por edhe me ecurinë në Ligën e Kombeve. Ai tha se faji nuk i tij por i lojtarëve.

“Unë nuk kam asnjë keqardhje, pasi kam bërë një punë të mirë dhe jam munduar të ndihmoj skuadrën. Nuk jam unë problemi i Shqipërisë, pasi po të ishte kështu, presidenti do të ma kishte thënë.

Unë jam munduar të përmirësoj qoftë individët, qoftë skuadrën. Ne sot ishim në epërsi numerike dhe duhej të mbyllnim ndeshjen, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk është faji im.

Ata kanë bërë 5 gjuajtje dhe katër prej tyre në kuadrat. Ne kemi bërë 21 gjuajtje dhe vetëm 4 në kuadrat, ndaj nëse nuk janë të zotët ta dërgojnë topin në rrjetë, nuk kam çfarë të bëj. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt” tha ai pas barazimit 1-1 me Islandën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit