Deputeti i PD-së, Ervin Salianji doli sot në sheshin “Skënderbej” dhe denoncoi sipas tij një gradaçelë 14 kate pa leje.
Ai drejtoi gishtin nga pallati duke thënë se leja ishte për 26 kate, por tani, shtoi ai ka shkuar 40 kate, 14 më shumë.
“Në 13 shtator i jam drejtuar qeverisë në statusin e deputetit që të kthejë përgjigje që saubjekte janë konstatuar që kanë kryer ndërtime të paligjshme, subjekte dhe objekte.
Sa është numri i rasteve që janë referuar në prokurori për ndërtim paligjshëm. Sot qeveria nuk e ka një përgjigje sepse është e kapur dhe e pafuqishme.
Ja ku është leja, Rama e dha për 26 kate, ndërsa shikoni këtu, ka shkuar 40 kate në mes të Tiranës. Një gradacelë që tregon pangopshmërinë të bëhet pa bekimin e qeverisë.
Sot po e pyes a e ka çuar dhe referuar në prokurori IKMT këtë ndërtim. Pronari duhet të ishte në burg. Qeveria jo se nuk e di, por nuk ka asnjë përgjigje për trajtimin me dy standarde” tha Salianji.