-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimet në veri të Kosovës, DASH dënon sulmet: Shmangni përshkallëzimin e tensioneve!

Kryesoret

Shpërthime të tjera janë dëgjuar gjatë natës në Kosovë. Shpërthimi ka ndodhur pas orës 23:00 të mbrëmjes në Mitrovicë, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar në lagjen Tri Rrokaqiejt. Policia nuk ka dhënë detaje për shpërthimin, nëse ka ose jo persona të lënduar.

Nuk kanë fund tensionet, tjetër shpërthim në veri të Kosovës!

Për këtë situatë të tensionuar ka reaguar edhe DASH, ku në një reagim për Zërin e Amerikës, një zëdhënës i DASH ka dënuar sulmet.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi për VOA.

Tensionet Prishtinë-Beograd, mediat e huaja: Serbia mendon të dërgojë ushtarë!

DASH i ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që të ulen në dialog dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit