-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet sërish situata, raportohen të tjera shpërthime në Mitrovicën e Veriut!

Kryesoret

Mbrëmjen e së mërkurës janë raportuar sërish shpërthime në Mitrovicën e Veriut. Mediat kosovare bëjnë me dije se një bombë ka shpërthyer në Lagjen e Boshnjakëve, një zonë që është e banuar me banorë nga të gjitha komunitete, me shumicë shqiptare.

Dyshimet e para aluduan për shpërthim bombe, por këtë e ka mohuar Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.

VIDEO-Çfarë po ndodh? Shpërthime të tjera në Mitrovicë

“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti.

Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu është bllokuar rruga për qarkullimin e qytetarëve. Incidentet vijnë pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Më herët Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet i cilësojnë si sulme terroriste incidentet e shënuara një ditë më parë në veri të Kosovës.

Çfarë po ndodh? Shpërthime të tjera në Mitrovicë

Ai tha se Policia ka vlerësuar se ato përbëjnë “sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje e veprave terroriste, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje dhe posedim i armëve”.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Sveçla tha se në bazë të dhënave të para të mbledhura nga terreni, “qoftë nga policia, qoftë nga inteligjenca, një pjesë e këtyre kriminelëve” kishin qenë në të kaluarën pjesë e Policisë së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit