Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, së fundmi ka propozuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Ajo propozoi ta kufizojnë akoma më shumë tregtinë dhe do të privojnë Rusinë nga rreth 6.7 miliardë dollarë të ardhura përmes ndalimeve të importit.
Von der Leyen shtoi se rreth 1300 individë dhe subjekte të lidhura me Rusinë do të jenë në shënjestër në raundin e fundit të sanksioneve të propozuara.
Ajo tha se një ndalim i ri i eksportit “do të godasë artikuj shtesë të aviacionit, komponentë elektronikë” dhe “substanca kimike specifike”.
“Këto po imponohen për të bërë Kremlinin të paguajë”, shtoi ajo.
Duke iu kthyer një teme tjetër, shefja e BE-së tha: “Ne nuk pranojmë referendume të rreme apo asnjë lloj aneksimi në Ukrainë”.