-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk duron dot më! Drejtori sa dëgjon emrin e Vis Martinajt ikën me “vrap”

Kryesoret

Drejtori i ri i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ishte sot në Lezhë. Ai mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në kuadër të njëvjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Nënkomisar Saimir Hoxha.

Në përfundim të ceremonisë gazetarët i zunë “pritë” për ta pyetur për hetimet e fundit për dosjen më të bujshme të momentit, Ervis Martinajn.

Por, sapo njëri prej gazetarëve përmendi emrin e Martinajt dhe vijoi me pyetjen, Rrumbullaku u largua duke mos pranuar që të flasë.

Jo vetëm për kryeministrin që i vendosi ultimatum, por drejtori i ri nuk ka një përgjigje as për qytetarët. I irrituar, Rrumbullaku u largua. Pak orë më pas shefi i tij, Edi Rama tha se nuk ka asnjë të re nga hetimet.

Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit