-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si erdhi fundi? Vrasja e “mikut” të Tahirit dhe lidhja me Martinajn

Kryesoret

Kjo është historia e një prej personazheve më me influencë në botën e errët në dekadën e fundit.

Ervis Martinaj, njihet si prototipi i të ashtuquajturve biznesmenë që në fakt, biznesin kryesor kanë aktivitetet e krimit të organizuar.

Prej 10 Gushtit 2022, ai u raportua i zhdukur nga familja. Por, fakti që ishte shpallur në kërkim për porositjen e një vrasjeje me pagesë të një tjetër bosi të krimit, ka mbajtur gjallë pistën e një inskenimi të mundshëm…

Sot, grupi hetimor ka në dorë disa biseda të interceptuara të cilat do ti zbardhim pak më poshtë.

Kjo është ngjarja që rrëzoi një mbret, dhe ngjiti në majë një mbret të ri kumari.

Në 23 Tetor të vitit 2013, fill pas nisjes së aksionit “Fundi i Marrëzisë” bosi i kazinove Elvis Doçi do të ekzekutohej në një atentat mafioz pranë “Komunës së Parisit”. 

Ngjarja, nuk ishte nga ato të zakonshmet. Viktimë kishte mbetur një prej miqve më të afërt të ministrit të Brendshëm të kohës Saimir Tahiri, njeriut që udhëhoqi aksionin “Fundi i Marrëzisë”. 

Ata që banonin pranë lulishtes në Komunën e Parisit, kishin pamje të zakonshme kafet thuajse të përditshme mes Doçit dhe Tahirit.

“Zoti Tahiri, cila ishte lidhja jote me Docin?” u shpreh Gent Strazimiri.

Doçi kishte shitur plot 400 makineta të lojrave të fatit tek një biznesmen i ri i quajtur Ervis Martinaj, një personazh që kishte nisur të bënte emër për lidhjet e forta.

Por, Martinaj ishte ndër të parët që u godit nga aksioni “Fundi i Marrëzisë” pasi 400 makinetat që bleu iu sekuestruan.

Ai dyshonte se viktima, Elvis Doçi, kishte dijeni për këtë operacion ndaj edhe ia shiti makinetat./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit