-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Ja si po i pasuron qeveria bosët e inceneratorëve dhe ata të naftës

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sërish mbi skemën e inceneratorëve. Ajo është shprehur se vetëm një prej tyre ka fitim rreth 22 milionë euro.

Ajo është shprehur se ata janë në pronësi të 3 njerëzve që janë në kërkim dhe jo të zyrtarëve shtetërorë.

Kompania e inceneratorëve që është në pronësi të zyrtarisht 3 personave nën kërkim dhe jo zyrtarisht të shumë funksionarëve publikë e shtetërorë ka pasur një fitim prej 30% (22 mln euro).

Kompanitë e koncesioneve të shëndetësisë kanë pasur një fitim prej gati 20% për vitin 2021 ndërkohë që shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi për spitalet dhe mjekimin e tyre.

Të dy këto koncesione, pa iu futur shifrave të koncesioneve dhe PPP-ve të tjera, janë një dëshmi se kush është biznesi më fitimprurës në kohë krize; pazari me taksat e shqiptarëve përmes qeverisë,” është shprehur ajo.

Po ashtu Tabaku ka shtuar se janë kompanitë e karburanteve që vendosin vetë çmimin me të cilin shesin naftën më të shtrenjtë në rajon. Po ashtu kompanitë e produkteve ushqimore janë ulur këmbëkryq me qeverinë vendosin vetë çmimet e tyre dhe gëzojnë të ardhurat shtesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit