Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Dodën.
Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend.
Doda shtoi se monitorimi i parlamentit veçanërisht në situatën e sotme të hapjes së negociatave, ku është e nevojshme rritja e këtij roli dhe nevojën për një pakt kombëtar për integrimin, nga ana e të gjithë forcave politike në Shqipëri.
Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA kanë qenë gjithmonë të angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët duhet të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.