-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku:Kurti po e fut këtë vend në krizë

Kryesoret

Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar një sërë takimesh me qytetarë, kurse sot u takua me qytetarët e Podujevës në kuadër të aktivitetit “LDK-ja ju dëgjon”

Kryetari Lumir Abdixhikuka thënë se partia e tij po ndryshon dhe po fillon një qasje të re në komunikim me qytetarët, raporton Zeri.info.

“Programi i ri i LDK-së është duke u përgatitur nga 29 ekipe me ekspertizë në fusha të ndryshme, për të gjitha temat.

Këto ngjarje si sot në Podujevë, do të na ndihmojnë neve si udhëheqësi që të kuptojmë më mirë nevojat, dhe të planifikojmë zgjidhje dhe projekte në program, që do të jetë platforma e zgjidhjes së problemeve që ka vendi ynë”- deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku më tej kritikoi Qeverinë, duke thënë se është krejtësisht e paaftë që të përballet dhe t’u përgjigjet problemeve të qytetarëve.

“Kjo Qeveri tashmë ka dështuar. Në vetëm 18 muaj ata u treguan të paaftë për të menaxhuar vendin, e aq më pak për të përballuar krizën e rëndë.

Kjo është një Qeveri që ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizenset janë duke vuajtur.

Mbi të gjitha shohim arrogancë, sjellje jodemokratike dhe mosrespektim të debatit publik. Kurti po ikën nga problemet dhe largohet nga vendi në mes të një krize sepse nuk mund t’a zgjidhë atë.

Faktet janë fakte”, u shpreh ai.

“Shëndeti është një katastrofë në vetvete, ekonomia është në rënie, me vetëm 9% shpenzimet kapitale të qeverisë janë në nivelin më të ulët ndonjëherë.

Papunësia mbetet aty ku ishte 18 muaj më parë dhe për 18 muaj humbëm dhjetëra mijëra punëtorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit