Lajm i trishtë. Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Dorina Kuka, këshilltare e këshillit bashkiak të Tiranës.
“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!
Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes” shkruan kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Dorina Kuka ishte mësuese dhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”.
Ajo ndërroi jetë pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë. 35 vjeçarja la pas dy fëmijë.