Sikur ishte njoftuar disa ditë më parë sot tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko ndodhen në Hagë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së.
Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar ftesën ku Sejdiu ditë më parë tha se nuk dëshiron të flasë, dhe se qëndrimi i tij dihet.
Në këtë udhëtim mungon dhe ish-presidenti dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ka pasur përplasje të forta me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
