-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot do të festonte ditëlindjen, mesazhi prekës i vajzës së Nishanit (FOTO)

Kryesoret

Ish-presidenti Bujar Nishani që ndërroi jetë pak muaj më parë sot do të festonte ditëlindjen e tij të 56-të. Vajza e tij, Fiona ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan vajza e Nishanit.

Nishani ishte dërguar nga familja për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1966.

Një mesazh kishte edhe ish-presidenti Ilir Meta. “Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani.

Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit