Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, theksoi në emisisionin opinion se SHBA ka vertetuar se sulmi kiberentik është kryer nga Irani dhe ka ndërmarrë hapa seriozë për të mbojtur Shqipërinë.
E pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga sulmet terroriste pasi në vendin tonë po strehohet opozita Iraniane, ambasadorja tha “Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.”
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Let t’u rikthehemi tani komenteve mbi Iranin dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit. Ne morëm një vendim shumë të fortë dhe shumë të vështirë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Sipas informacionit që qeveria jonë ka me agjenci dhe institucione të ndryshme, Irani ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemet dhe institucionet tona.
A jeni e sigurtë që ishte Irani pas gjithë këtij veprimi?
Ambasadorja Kim: Jemi, jemi të sigurtë. Jemi të sigurtë. Vetëm pak ditë më parë, FBI dhe CISA, Agjensia për Sigurinë Kibernetike, publikuan një raport. Është mjaft i hollësishëm, mund të ta dërgoj nëse dëshiron.
Është shumë i detajuar dhe shumë teknik, dhe tregon se sulmi nisi nga Irani.
Menjëherë pas kësaj, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi një sërë sanksionesh kundër Ministrisë Iraniane për Inteligjencën dhe Sigurinë, si edhe ministrave…
Blendi Fevziu: Për këtë rast?
Ambasadorja Kim: Është e lidhur me këtë rast, nuk është vetëm për këtë rast, por po.
Blendi Fevziu: Po, po, lidhur me këtë rast, po.
Ambasadorja Kim: Po. Dhe do të ndërmarrim më shumë… do të vazhdojmë të ndërmarrim më shumë hapa për të trajtuar kërcënimet. Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, ne do të përgjigjemi.
Blendi Fevziu: Mendoj se ka patur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?
Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.
Blendi Fevziu: Opozita politike e Teheranit.