-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dua Lipa bën histori, lë pas yjet botërorë

Kryesoret

Prej vitesh ajo e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korr sukses pas suksesi.

3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës  Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.

Lajmin e ka dhënë vet artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “”Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.

Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.”

Kjo vjen pasi, Dua u fotografua me të dashurin e përfolur Aron Piper në Meksikë. Pak ditë më parë ata janë kapur në club bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer.

Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Élite”.

Dua festoi ditëlindjen e saj të 27-të në 22 gusht dhe udhëtoi drejt Ibizës. Mirëpo, gjejeni me kë ka qenë… 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit