-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE

Kryesoret

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste në “Opinion”, u shpreh se Shqipëria ka një reputacion të keq, dhe SHBA e paqyron vit pas viti me raportet që nxjerr.

Futja e parave të krimit do rrezikonte seriozisht futjen e Shqipërisë në BE, theskoi më tej Kim.

Vendi ynë sipas saj ende ka problem me transparencen e parave. Ambasadorja theksoi se Shqipëria duhet të vijojë marrjen e masave për të ndaluar pastrimin e parave.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Le t’i kthehemi pastrimit të parave dhe kriminelëve. Ne kemi probleme së fundmi me krimin e organizuar në Shqipëri, me bandat jashtë vendit.

Po punojmë në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Belgjikë, dhe po sjellim këtu problemet e tyre, të gjitha paratë e tyre, por gjithashtu edhe problemet që ata kanë mes tyre. Problemi është, a mendoni se Shqipëria po bëhet një vend shumë problematik në lidhje me krimin e organizuar?

Sipas informacionit tuaj?

Ambasadorja Kim: Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur.

Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar.

Ky është institutcioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë.

Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm?

Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?

Blendi Fevziu: Ato gradiaçela në fakt, askush nuk e di se nga vijnë paratë për to…

Ambasadorja Kim: Pikërisht… Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale…

Blendi Fevziu: Do t’ju pyes për amnistinë fiskale, jam plotësisht dakord me ju mbi pastrimin e parave.

Por, ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz  të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit