-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Alibeaj është kryetar i PD-së

Kryesoret

Për Yuri Kim kryetari i PD-së është deputeti demokrat Ekelejd Alibeaj.

Në emisionin “Opinion”, ambasadorja tha se nuk do të takoj kurrë një person që është shpallur non grata nga SHBA, siç është Sali Berisha.

Kim tha mbështet dhe takon vetëm personat që njihen ligjërisht në funksionet që kanë dhe jo ata persona që kanë pushtet.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështetennga ju.

Ambasadorja Kim: Nuk do të…

Blendi Fevziu:  Është një test matematike…

Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit