-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr dhe plumba! Momenti kur ish-polici qëllon “Pipin”! Policët ia mbathin

Kryesoret

Publikohen për herë të parë në media pamjet e momentit të ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit në Elbasan 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të 25 prillit të vitit të kaluar.

Në pamje duket kur SMV-të e opozitës, ose njohur ndryshe si grupi i ruajtjes së votave nga PD bllokojnë një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Kjo shkaktoi përplasjen midis dy grupeve.

Konflikti u agravua dhe më pas u qëllua më armë zjarri, ku Arbër Paplekaj qëlloi duke vrarë Pjerin Xhuvanin. Në video shihen edhe efektivët e policisë të cilët janë në vendngjarje dhe që largohen duke mos neutralizuar situatën.

Nga ngjarja të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Gjyqi ndaj Paplekajt ka nisur në Elbasan por është shtyrë gjashtë herë. Nën hetim për këtë ngjarje kanë qenë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit