-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uri në vendin më të pasur të botës? SHBA mbledh konferencën e parë

Kryesoret

Një në dhjetë familje në Shtetet e Bashkuara nuk e ka të siguruar ushqimin dhe situata ka qenë e tillë për dekada.

Shtëpia e Bardhë mblodhi të mërkurën ekspertët për të diskutuar se si vendi që jep më shumë ndihma ushqimore në botë mund të ushqejë më mirë qytetarët e vet.

Uria mund të jetë e vështirë të perceptohet në vendin më të pasur të botës. Por aktualisht, nëntë milionë fëmijë amerikanë janë të uritur. Joe Biden të mërkurën tha se ky është një problem i madh.

“Vetëm javën e kaluar në Kombet e Bashkuara, unë fola për angazhimet që kemi ndërmarrë për të zgjidhur mungesën e sigurisë ushqimore në botë.

Sepse në çdo vend të botës dhe në çdo shtet amerikan, pavarësisht nga gjërat që na ndajnë, nëse prindi nuk ushqen dot fëmijën, nuk ka asgjë tjetër që ka rëndësi për atë prind.

Nëse e shikon fëmijën dhe nuk mundesh ta ushqesh, çfarë vlere kanë të tjerat”, tha Presidenti Biden.

Uria është një fenomen global, dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë ndër vendet që e përjetojnë më shumë.

Sipas Indeksit Global të Sigurisë Ushqimore, Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e 13-të, ndërkohë që Finlanda radhitet e para, ndërsa Siria dhe Haiti zënë vendet e fundit në botë.

Konferenca e Presidentit Biden vendos objektivin ambicioz për t’i dhënë fund urisë dhe për të pakësuar sëmundjet për shkak të dietës ushqimore deri në vitin 2030.

Të mërkurën, ai njoftoi fonde prej 8 miliardë dollarësh në projekte publike dhe private, si dhe planet për të rritur qasjen në shkolla tek vaktet falas dhe zgjerimin e ndihmës ushqimore nga qeveria për fëmijët dhe familjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit