-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I forti i Vlorës nxehet në sallë, gjyqtarja: Kapeni dhe nxirreni përjashta

Kryesoret

Viktor Ymeri ishte i ashpër sot në gjykatën e Posaçme teksa u shqyrtua kërkesa e tij për të dalë nga sistemi “41-bis”. “Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në “41-biss” dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët.

Kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq.

M’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare se nëse nuk do kisha dalë nuk do isha në këtë proces” tha ai.

Shpërthimi i fortë me akuza bëri që gjykata t’i kërkojë policisë që ta largojnë të akuzuarin nga salla. Viktor Ymeri u fut në izolim në maj të këtij viti me akuzën se vazhdonte të mbante kontakte me anëtarë të grupit jashtë qelive.

Viktor Ymeri i njohur ndryshe dhe si “I forti i Vlorës”, bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës.

Pasi vuajti dënimin, Ymeri u lirua nga burgu në vitin 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të vitit 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005-ën, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliut.

Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje. Për këtë ngjarje ai dyshohet të ketë tentuar që të përfitojë nga skema e mashtrimit me kartelën e përgatitur nga dy zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan së fundmi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit