Kthesa e fortë e ish-deputetit demokrat. Edmond Spaho i ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve si deputet i opozitës apo edhe si nënkryetar i parlamentit. Spaho thotë se lënia e vendit në dorë të atyre që protestojnë në bulevard do të ishte gabim.
“Këtij populli i ke bërë dëme të pafund. Në një vend me shoqëri me formim demokratik do kishe ikur me kohë. Dëmi më i madh që do i bësh këtij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, anti-Trumpiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kundër integrimit të Shqipërisë në BE.
Kujto që dëmi që do i bësh vendit, duke e lënë atë në duart e atyre që duan ta zgjedhin qeverinë me short dhe hienave politike që presin të kapin çfarë të kapin, do jetë i tillë që ti nuk do i shpëtosh përgjegjësisë edhe kur ndoshta të mos jesh në këtë botë” shkruan ai.









