-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Rama: E vërteta e ‘mureve antike’ të Bënjës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin dhe akuzat se Banjat Termale të Bënjës janë shkatërruar dhe betonizuar nga kompania që po kryhen punimet.

JA SI ISHIN MURET ANTIKE TË BËNJËS

👉 Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit – i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq – dhe u vesh me gurë🤷🏻‍♂️

Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re😍

Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse furtuna histerike e vaskave të Bënjës e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa; dështakë me emër apo anonimë që duan emër, të cilët vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten🤡👿👺

***me këtë rast edhe ca foto të tjera të Bënjës antike përpara se sa ta kthenim në një destinacion shembullor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit