Më në fund, u takuan tre “zotat” në Tiranë! Zoti i futbollit në mbarë botën, Xhani Infantino, zoti i Shqipërisë, Edi Rama dhe zoti i futbollit të tejlodhur, Armando Duka.
Të shkretët ata që prisnin lojë me Islandën, kjo loja e shefave u ngjit shumë lart, mund të thuhet se u luajt në ..qiellin e shtatë për nga niveli i euforisë..
Kulmi arriti kur zoti Rama e quajti presidentin Duka “liderin suprem të Epokës në Europë”, madje i tha Infantinos dhe sekretin e familjes se “ gjithshka rrotullohet rreth Dukës në futboll, madje edhe vetë VAR-i kontrollohet nga ai”.
Zotit Rama, për shyqyr , nuk i ka shkuar nëpër mend, me tipin e tij të paparashikueshëm, sepse mund të zbulonte edhe “gralin” e madh të presidentit : erdhi nga bota e pularive dhe bëri një “revulucion” epokal : topit i dha formën e vezës , kurse njeriun e futbollit e shndërroi në pulë!
Po cila ishte fraza më pikante në takimin e “zotave”? Mund të ketë patur shumë batuta dhe shpotira, se shefat kanë lindur për të thënë gjëra të bukura, por Infantino ia kaloi topin mes shalëve binomit tonë Rama-Duka, kur u prishi humorin duke i kujtuar se Shqipëria e tyre është e dënuar për trukime dhe për baste! Pale sikur t’i thoshte kryeministrit : dhe ju zoti Rama , preferoni Dukën për të propozuar hapjen e basteve! /Sfidanti.al