-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështjet etnike shtojnë “fake news” në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Sa herë që diskutohet për çështje etnike, në media mbizotëron gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi, është konstatuar në analizën e punës së mediave nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) në Maqedoninë e Veriut.

Kjo analizë është fokusuar në raportimin e mediave pas të ashtuquajturit “propozimi francez”, ku në bazë të tij, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, ka rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare.

Petrit Saraçini, drejtues IMA-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo analizë pasqyron mjedisin e komunikimit në vend, në kontekst të kornizës së propozuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Para Maqedonisë së Veriut ndodhen sfida shumë të mëdha sa i përket luftës kundër deziformatave, veçanërisht gjatë rrugëtimit të vendit drejtë BE-së”, thotë ai.

Sipas tij, kjo vjen për shkak që çështjet që do thuhen media do të monitorohen nga Komisioni Evropian dhe “për këtë arsye duhet të gjendet një zgjidhje institucionale dhe në të përfshihen të gjithë faktorët, jo vetëm institucionet por edhe punonjësit mediatik e shoqëria civile”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit