Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshimet e para në drejtoritë e qarqeve.
Në Durrës është emëruar drejtori i ri. Ai do të jetë Skënder Hitaj. Prezantimi pritet që të bëhet pasditen e sotme.
Hitaj nga Dibra shkon në Durrës në vend të Neritan Nallbatit që u emërua zv/ drejtor i përgjithshëm.
Në vendin e Hitajt në Dibër emërohet drejtor Dhimitraq Ziu, që mbante postin e zv/ drejtorit në Durrës.
Në vijim pritet që të bëhen ndryshime edhe në qarqet e tjera, jo vetëm në nivel drejtori, por edhe shefash komisariati.
Durrësi ishte kthyer në “mollë sherri” që flitet si një nga arsyet që u largua Gledis Nano.