-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtësia/ Rama: Burgosja e zyrtarëve të lartë do të thotë se diçka po funksionon

Kryesoret

Kryeministri Rama u shpreh se përsa i përket ndërtimeve pa leje, ka ardhur momenti për ti dhënë një mesazh të gjithë atyre, që Rama i quajti ‘parellinj’, që çdo kat i ndërtuar pa leje, do t’u kushtojë aq shtrenjtë sa s’do ti hynë më kurrë kësaj marrëzie.

Pyetje: O Edi po si mund të ndërtohen 500 m katror në qendër të Tiranës pa leje, ndërsa ne në shtëpi pa leje nuk mund të vëmë dot asnjë perde?

Rama: ‘Edhe unë jam 100 për qind dakord me ty dhe ndaj jam i vendosur që këtë aksion ta çojmë deri në fund. Prandaj ka ardhur momenti ti japim një mesazh këtyre parellinjve që çdo kati i ndërtuar pa leje, do t’ju kushtojë aq shtrenjtë sa s’do ti hyni më kurrë kësaj marrëzie. Jo vetëm që nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të çojmë në fund këtë luftë. Kjo është goditje finale pa kthim dhe do shikoni që nuk do të ketë më të tilla.’

Ndërkohë, duke folur për drejtësinë, Rama mori si shembull SPAK-un, i cili me gjithë rezervat, funksionon, duke marrë shembull edhe burgosjen e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet, gjë që sipas Ramës tregon se diçka po funksionon.

Pyetje: Ti ecën me dy standarde, qytetarin e thjeshtë e fut në burg, ndërsa oligarkun bën sikur i sekuestron një kat dhe ditën tjetër e shpërblen me diçka tjetër…

Rama: ‘Nëse sot ka një SPAK që me të metat e veta, funksionon, dhe nëse sot kemi zyrtarë shumë të lartë, që janë prapa hekurave dhe që janë të partisë në pushtet, do të thotë që diçka po funksionon.’  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit