-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazsjellësi i ri në Bullgari, shpresë për të ulur varësinë nga importet ruse

Kryesoret

Një tubacion i ri i gazit natyror nga Greqia në Bullgari është funksionalizuar më 1 tetor. Futja në funksion e këtij gazsjellësi shënon një hap të rëndësishëm drejt largimit nga varësia e importeve ruse të energjisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që ishte në Sofje për këtë ngjarje, tha se tubacioni i gazit i Ndërlidhjes Greqi-Bullgari do të ndihmojë në kufizimin e aftësisë së Moskës për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera.

“Ky gazsjellës ndryshon situatën e sigurisë energjetike për Evropën”, tha ajo. “Ky projekt do të thotë liri”, shtoi von der Leyen.

Ceremonia inauguruese u organizua nga presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe në të morën pjesë edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitostakis. Po ashtu të pranishëm ishin edhe presidenti i Serbisë dhe i Maqedonisë së Veriut, por edhe kryeministri i Rumanisë.

Projekti fillimisht u konceptua më 2009, kur Rusia në mënyrë të njëanshme ndërpreu transportimin e gazit përmes Ukrainës, duke e lënë Bullgarinë dhe shtetet e tjera të rajonit pa gaz për një javë.

Ky projekt u bë edhe më i rëndësishëm në fund të prillit, kur Moska ndërpreu furnizimet me gaz për Bullgarinë, pasi Sofja refuzoi kërkesën që të paguante për dërgesat e gazit me rubla ruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit