-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kriminelët fshihen nën petkun e biznesmenit” nami “i zi” i mafies shqiptare shkon deri në Ekuador

Kryesoret

Pesë faktorë shpjegojnë arsyet pse në 10 vitet e fundit vendi është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë… Këto grupe të krimit të organizuar jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por u futën në aktivitete të tjera të paligjshme, shkruan gazeta e ekuadorit Vistazo.

Ishte 15 shtator 2020. Pas pesë vitesh hetime në 10 vende, u zbulua një “linjë kokaine” midis Amerikës Latine dhe Evropës. Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai.

Për policinë italiane, e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences, ai ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol.

Ishte goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare.

Shqiptarët i hoqën ndërmjetësit.

Në atë operacion u sekuestruan katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund. Mekanizmi për pastrimin e parave ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si fei ch’ien, i cili nuk lë asnjë të dhënë, paralajmëroi Europol.

Por surpriza ishte më e madhe.

Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador.

Fasada e biznesmenit

Praktika më e zakonshme e drejtuesve të organizatave kriminale është të veprojnë nën maskën e sipërmarrësve.

“Disa emisarë në vende si Ekuador nuk kursehen në shfaqjen e stileve të jetesës luksoze. Shfaqen si biznesmenë të suksesshëm, që rrinë në hotele të shtrenjta, shkojnë në qendra ekskluzive dhe palestra që presin njerëz të pasur”, tregon një gazetar shqiptar që heton veprimet e mafias dhe depërtimin e tyre në Amerikën Latine.

Situata në Shqipëri

Shtypi në atë vend është i mbushur me lajmet për krimet e qytetarëve të shqiptarë në Guayaquil dhe Daule. Janë shumë në tre vitet e fundit.

Ekzekutimet kryhen në vende publike. Për studiuesin shqiptar “është përmbushur kodi i lashtë i Kanunit, sipas të cilit gjaku nuk shkon kurrë pa gjak”.

Tradita stërgjyshërore e pengon ekzekutimin e një personi brenda shtëpisë së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit