-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza rëndon keq Maqedoninë e Veriut, kërkon energji elektrike nga Bullgaria

Kryesoret

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Bullgaria ndihmë në përballje me krizën energjetike, respektivisht t’i shesë energji elektrike, pa shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

Kjo u bë ditur nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas takimit që ai zhvilloi në Sofje më 1 tetor me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bullgaria ka tepricë të energjisë elektrike, por kur një shtet anëtar i BE-së ka teprica të rrymës, duhet t’i shesë në tregun botëror.

“Kur teprica e energjisë elektrike shkon në tregun botëror, çmimet janë shumë më të larta sesa mund të marrësh përmes një marrëveshjeje dypalëshe. Nga ana bullgare ekziston një vullnet i qartë politik për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë situatë të vështirë”, tha presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

Çmimet në bursat ndryshojnë, por gjatë kësaj periudhe një megavat shitet për 400 euro, kurse Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria me çmim prej 200 eurosh për megavat./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit