Pak ditë më parë prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtrimi me TVSH-në në ndërtim me vlerë 3 mln euro në dëm të shtetit.
17 pronarë subjektesh, një pjesë fiktive u akuzuan. Shtatë u arrestuan. Katër prej tyre sot gjykata i la në burg, tre të tjerët në detyrim paraqitje.
Në burg do të qëndrojnë Amarildo Hasrama, Nelit Mihola, Besim Ruçi dhe Ajet Aluku, pronarë subjektesh.
Besim Ruçi, i cili u la në burg, është ish-kandidat i PS-së për deputet në zonën e Farkës. Në detyrim paraqitje do të hetohen Bledar Gupe, Xhersi Sulaj dhe Anxhelo Ruçi.
Në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona edhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të Administratës Publike, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar veprimtarinë kriminale.
Subjektet e përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në dhe pronarët janë:
“No-El Construction” me nipt L72302057R Massimiliano Carli
“G.S Construction” me nipt M01704017D, Erigers Muça
“Fam Construksion” me nipt L81408017V, MAURO GUADAGNOLI
“Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, Saimir Sulaj
“Glob Construksion”, me nipt M21416014J, Vjollca Lame
“Fredi 2021”, me nipt M11505007T, Alfred Dumi
“Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, Xhersi Sulaj
“Aluku Grup”, me nipt M01922011F, Roada Ujka
“Joam”, me nipt M12315033I, Ajet Aluku
“Mihola”, me nipt L81616001M, Kristi Mihola administrator, pronar Nelit Mihola
“E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, Gëzim Jonuzaj
“Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, Amarildo Hasrama
“Priam 20”, me nipt M02006001I, Besim Ruçi