-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat malazeze: Rusët financuan Partinë Demokratike dhe Sali Berishën

Kryesoret

Jehona e financimeve ruse, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, ‘ka marrë dhenë’, ndërsa ka qenë pjesë e shkrimeve të shumta nga ana e mediave. Së fundmi ka qenë e përditshmja malazeze, Pobjeda.me, e cila i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtyre financimeve dhe oligarkëve rusë në Malin e Zi dhe lidhja e tyre me liderë të lartë në pushtet.

Pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, vëmendja e BE-së dhe NATO-s u ngrit në maksimum, sepse rezultoi se e ashtuquajtura “fuqi e butë” dhe ndikimi i heshtur i Rusisë mund të shndërrohet shumë lehtë në sulme të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.

‘Nuk është rastësi që në mesin e këtij muaji (13 shtator) një zyrtar amerikan zbuloi se Rusia po punonte në Evropë dhe se Moska – për të siguruar pika ndikimi në vendet e Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor – pagoi burime të konsiderueshme financiare për njerëzit që supozohej të ishin “prokurë rusë” në Ballkan. Për këto qëllime zakonisht përdoren politikanët pro-serbë. Këtë e tregojnë informacionet se nga Kremlini janë paguar burime të konsiderueshme financiare, përmes kanaleve të ndryshme, te Fronti Demokratik në Mal të Zi, por edhe te Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës. U raportua se para ka marrë edhe Partia Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha.’, thuhet ndër të tjera në shkrimin e pobjeda.me.

Por, nuk dihet se përse kjo media ka përmendur emrin e Sali Berishës, pasi në atë kohë ka qenë Lulzim Basha në krye të PD. Kujtojmë se kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur dhe një grup auditimi në lidhje me hetimin për çështjen e financimeve ruse në PD, nga kryetari i asaj kohe, Lulzim Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit