Me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’- pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore të Tiranës.
Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të artikulojnë kërkesat e tyre, me thirrjet për largimin e kryeministrit që dominojnë atmosferën e tubimit.
Protestuesi: Populli vendosi; SPAK arresto Ramën, PS përjashtoje!









