Po shkon drejt mbylljes protesta e 22-të në Tiranë. Qytetarët u stacionuan para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet para marshimit nëpër rrugët e Tiranës.
Me thirrje këngë dhe brohoritje në rrugët e Tiranës qytetarë shqiptarë të ardhur nga diaspora por edhe Kosova e Maqedonia kërkojnë largimin e kastës së vjetër politike “Rama në burg, Berisha në burg”.
Protestuesit i dhanë një tjetër afat Edi Ramës, që deri nesër të japë dorëheqjen.









