Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen vlerëson partneritetin me Shqipërinë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të patur një strukturë të sigurtë kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sumeve nga Irani apo ndonjë vend tjetër.
Zonja Shaheen, njohëse e Ballkanit perëndimor, shprehet se marrëveshja e fundit mes Beogradit e Moskës, shkon kundër interesave afatgjatë të vet popullit serb./VOA