I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka bërë të qartë se nuk do të pranojnë një Asociacion në Kosovë që e krijon një Republika Srpska, duke nxitur palën kosovare që të mos ketë frikë të diskutojë për këtë temë në dialog.
Për presidenti i Aleksandar Vuçiç ka replikuar duke thënë se serbët dhe shqiptarët do të vendosnin vetë për këtë, ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë një Kosovë të pavarur.
“Nuk e kam ditur se ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët, pasi gjermanët kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë që ai na e tha publikisht.Nuk do të ketë as Kosovë të pavarur ashtu siç e planifikoni. Hajde mirë, e kuptova mesazhin tuaj dhe shpresoj se e keni kuptuar mesazhin tim,” tha Vuçiç./Tanjung