-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me bosët nuk kanë guxim! Policia: Arrestuam fshatarin duke kryer punime në shtëpi

Kryesoret

Deri më sot asnjë biznesmen, i vogël apo i madh nuk e ka parë derën e burgut për ndërtime pa leje. Ditët e fundit qeveria nxori edhe një akt normativ duke i shpëtuar nga burgu për t’u futur vetë në negociata për dorëzimin e shtesave pa leje.

Ndërtimet kanë qenë flagrante në mes të sheshit “Skënderbej” madje. Disa prej të cilave, IKMT u justifikua se i kishte parë dhe kishte bërë raporte.

Por si ka mundësi, pse nuk guxoi IKMT që në momentin që i vërejti të njoftonte policinë të bënte aktin e konstatimit dhe t’i çonte pas hekurave shkelësit e ligjit?

Ligj zbatohet vetëm për qytetarët e thjeshtë. Rastin e sjell vetë policia ditën e sotme. Në një njoftim për mediat, policia e Fierit krenohet se ka arrestuar në flagrancë një fshatar që po kryente punime në shtëpi pa leje.

U arrestua në flagrancë shtetasi N. K., 48 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje” thotë njoftimi.

Pyetja që ende pret përgjigje është se përse ligji nuk zbatohet njëlloj si për biznesmenin në qendër të Tiranës dhe për fshatarin në Farkull të Fierit?

Njoftimi i policisë Fier

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit