Një grabitje me maska është regjistruar pak pas mesnatës së sotme në Klos, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.
Mësohet se kanë qenë 5 persona të armatosur me maska, të cilët pasi kanë hyrë në banesë, kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare. Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.