-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Tragjedi në një stadium në Indonezi, tifozët përplasen me policinë, 129 të vdekur

Kryesoret

Një tragjedi e paimagjinueshme me të paktën 129 të vdekur ka ndodhur të shtunën në një ndeshje futbolli në Indonezi.

Më konkretisht, pas përfundimit të ndeshjes mes Arema dhe Persebaya për kampionatin kombëtar dhe humbjes së parë me rezultatin 3-2, mijëra tifozë të vendasve pushtuan fushën e “Kanjuruhan Stadium”, ku u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

Në panikun që u shkaktua, shumë njerëz u shkelën nëpër këmbë, ndërsa qindra fansave u ra të fikët. Përplasjet mes tifozëve dhe policisë kanë vazhduar, ndërsa stadiumi është kthyer në një zonë lufte. Përleshjet trup me trup vazhduan edhe jashtë fushës, ku disa persona humbën jetën.

Sipas Reuters dhe rrjeteve të tjera të huaja të paktën 129 persona kanë humbur jetën. Në fakt, siç raportohet në mediat lokale, mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Një drejtor spitali konfirmoi për televizionin lokal se një viktimë ishte pesë vjeç.

Në total, më shumë se 300 persona u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim pas incidenteve, të cilat policia i cilësoi si “trazira”.

Pas incidenteve tragjike, liga e futbollit të vendit njoftoi pezullimin e ligës indoneziane për një javë, ku presidenti i federatës, Ahmad Hadian Lukita, njoftoi se do të kryhej një hetim për të gjetur përgjegjësit e incidenteve të pabesueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit