Zgjedhjet e kreut të FRPD-së janë bërë shkak për përplasje brenda grupit. Një ish-mbështetëse e Berishës, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj tyre, duke i konsideruar ato jo legjitime dhe me vota të vjedhura.
Reagimit të kësaj të fundit i është përgjigjur deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili me ironin e tij e ka krahasuar ikjen e Kokalarit me atë të Konicës dhe Kadaresë.
“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara”, ironizon në statusin e tij Gjekmarkaj.