-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia planifikon një ligj të ri për të mbrojtur interesat e saj detare

Kryesoret

Partia në pushtet turke, AKP, po punon për një projektligj të veçantë që synon të formalizojë strategjinë e njohur si “Atdheu Blu” dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat e Turqisë në Detin e Zi, Mesdhe dhe Detin Egje. Burime nga brenda partisë raportojnë se ligji mund të paraqitet në Parlament pas festës së Kurban Bajramit.

Ky projektligj synon të unifikojë rregullat ekzistuese që aktualisht ndahen në disa ligje ose mungojnë plotësisht, duke krijuar një kornizë të qartë ligjore për zonat detare turke. Ai do të përcaktojë kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe të shelfit kontinental, si dhe standardet që Turqia do të aplikojë brenda hapësirave të saj të juridiksionit detar, duke përfshirë edhe ujërat ndërkombëtare.

Një pjesë e veçantë e ligjit do të trajtojë statusin e ishujve të vegjël dhe shkëmborëve, të cilët shpesh përbëjnë pika kontesti midis Turqisë dhe Greqisë. Sipas burimeve, përcaktimi i qartë i këtyre “zonave të paqarta” do të bëhet duke respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare të detit.

Gjatë përgatitjes së projektligjit janë përfshirë opinione nga Forcat e Armatosura dhe Ministria e Punëve të Jashtme turke, si dhe është kryer një analizë krahasuese e ligjit turk me rregullat ndërkombëtare. Projekti synon që doktrina “Atdheu Blu” të bëhet pjesë e ligjit të brendshëm, duke siguruar një qartësi dhe mbrojtje të fortë juridike për të gjitha çështjet që lidhen me ujërat dhe ishujt e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit