-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veshje e fishekzjarrë kontrabandë, arrestohen 5 persona

Kryesoret

Dy operacione të zhvilluar nga policia për goditjen e mallrave e kontrabandë kanë arrestuar 5 persona.

Fillimisht në rrugën e 5 majit, policia ka pikasur një fugon të dyshimit dhe gjatë kontrollit ka konstatuar mallra të ndryshëm pa pullë fiskale. Ata kanë arrestuar 4 persona, shoferin, tregtarin dhe dy blerësit.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “5 Maji”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin A. K. Gjatë kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit A. K., dhe B. I,” ka njoftuar policia.

Po ashtu janë është arrestuar dhe një 24-vjeçar i cili në pikën kufitare të Morinës tentoi të kalonte kontrabandë fishekzjarrë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme, të padeklaruara,” ka shtuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit