-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Administrata e gjitha e korruptuar”, Berisha: Policia Bashkiake ka në krye një trafikant

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën. Berisha shtoi se Policia Bashkiake ka në krye një trafikant, policët shpërndajnë kokainë në vend që të ofrojnë shërbime.

“Sot për shkak të standardeve kryekëput korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën. E fundit që kërkohet është eficenca, aftësia, integriteti i figurës morale të punonjësit. Ju jeni dëshmitarë se si mediat raportojnë çdo ditë për riciklim trafikantësh në poste të rëndësishme, të të korruptuarve në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar. Skapi i partisë ka 3 vite dhe nuk ka realizuar, penalizuar dot as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task-forca antikorrupsion në vitin e parë të jetës së saj, 2007.

Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, kryekëput klasiste, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila defakto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm.

Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës, vendoset një trafikant droge. Vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime. Nuk ekziston asnjë standard pune për ta. Në një ushtri prej 190 mijë punonjësish paguhet pra, pothuajse 3 herë më shumë se në vitin 2013, nga taksapaguesit shqiptarë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit