Mëngjesin e kësaj të premte Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka njoftuar për shembjen e një beach-bar në Jalë.
Objekt i aksionit janë beach bar-e dhe ndërtime të tjera provizore, të cilat, përveçse rezultojnë pa leje, kanë dalë edhe jashtë hapësirës së përcaktuar nga Bashkia për ushtrimin e aktivitetit.
Në terren ndodhen edhe forcat e Policisë së Himarës, ndërsa gjatë ndërhyrjes së IKMT nuk është shënuar asnjë problem apo kundërshtim nga pronarët e lokalit.
Ndërsa IKMT ka njoftuar se pas këtij rasti do të vijojnë kontrolle të tjera në objekte përgjatë bregdetit në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe zbatimit të ligjit.









