Sot hakerat e “Homeland Justice” publikuan dokumente nga skedarët e Policisë së Shtetit.
Dyshimet janë se të dhënat që u hakeruan janë nga sistemi i menaxhimit të informacionit kriminal, shkurt “MEMEX”, që mban të dhëna sekrete të policisë.
Mes emrave të njohur dhe panjohur është edhe ai i gazetarit Armand Shkullaku i cili ndodhet në listën e “MEMEX”, por arsyeja nuk dihet.
Një shpjegim duhet ta japë policia. Në listë janë dhjetëra dokumente me emra dhe fotot e shqiptarëve.
“Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat.
Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan eksperti Ervin Karamuço.
Për hakerimin e sistemit “MEMEX” reagoi edhe Sali Berisha. Shteti deri tani ka heshtur.