-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ende skeptikë, Holanda nuk jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryesoret

Shteti i Holandës nuk ka dhënë qëndrim sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga Ministria e Jashtme e Holandës, kanë thënë se ky shtet e mbështet Qeverinë e Kosovës, “në agjendën e saj ambicioze të reformës së Sundimit të Ligjit, veçanërisht, në adresimin e çështjeve si krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë”.

Tutje, në përgjigjen e MPJ-së së Holandës thuhet se do të dalin me qëndrim pasi ta vlerësojnë përparimin ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Progresi në të kaluarën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne. Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga Holanda kanë thënë se e mbështesin iniciativën e Kosovës, për udhëtim pa viza, teksa e kanë përmendur edhe rolin e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera të BE-së.

“I takon Këshillit të Bashkimit Evropian që të diskutojë dhe të pajtohet për liberalizimin e vizave, kështu që nuk është çështje bilaterale mes Kosovës dhe njërit prej shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Komisioni Evropian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur”, vijon përgjigjja.

Holanda ka bërë të ditur se do ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës, institucionet gjyqësore  dhe organizatat e shoqërisë civile, përmes ekspertizave të tyre, për ta reformuar sistemin gjyqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit