-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hiqet fasha e energjisë, Balluku “thumbon” opozitën: Ju ra kauza e protestës

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja, Belinda Ballukut ka reaguar në foltoren e Kuvendit në heqjen e fashës së energjisë.

Pasi deputeti i PD-së, Helidon Bushati u shpreh fati i qytetarëve po varet nga shiu tani. Veç kësaj Balluku ka shtuar se dhe këtë javë do të publikohet lista e fituesve të tenderit për 3 lotet e Korridorit Blu.

“Për sa i përket rrugëve, asnjë nuk dyshon sesa kilometra rrugë kemi bërë në këto vite. Për sa i përket korridorit blu e kemi studiuar dhe njëherë, e kemi ndarë në 4 lote. Është mbyllur gara dhe për 3 lotet e tjera.

Loti i parë ka filluar të ndërtohen. MIlot-Balldreni do të zgjidhet së shpejti, pas kemi hasur vështirësi me financimet nga bankat. Pasi i përket energjisë e di që jeni përzitur për fashën 800 kWh.

Ju siguroj që s’kemi pasur presion nga ju. Qytetarët kanë filluar të konsumojnë më pak, kemi pasur reshje në kaskadën e Drinit. Përmirësimi i kushteve hidrike na bëri të rishikojmë fashën. Ju i hidheni ERE-s, se s’keni çfarë ti bëni gomarit e i bini samari,” është shprehur Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit