Një 41-vjeçar u arrestua sot në Tiranë. Ai ishte në arrest shtëpi, por kishte dalë në rrugë duke thyer urdhrin.
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Ai ishte në arrest shtëpie për pengmarrje, por nuk dihet se përse doli i armatosur dhe cilin kishte në shënjestër.
Procedohen penalisht 3 persona të tjerë, për moskallëzim krimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.