Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensky.
Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin tha përmes Telegramit, se; “Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO.
Ide e mirë. Thjesht i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut që të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore”.
Dmitry Medvedev shtoi ndër të tjera se “Biden njoftoi mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Rusi.
Madje është për t’u habitur që na kujtoi. Megjithatë është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse.’
Ai iu referua edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se; “Nëse Ukraina pushon së luftuari, ajo do të zhduket si shtet”, ndërkohë që Medvedev shtoi; Çfarë djali cinik, në fund të fundit, nëse ai nuk ndalet, atëherë një pjesë e konsiderueshme e ukrainasve do të zhduket.”.