-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënim nga Irani: Kemi dronë të hekurt që mund të godasin kampin e MEK në Shqipëri

Kryesoret

Irani vijon me retorikën kërcënuese ndaj Shqipërisë, vend i cili tashmë është shpallur armik nga regjimi i Teheranit.

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli i portalit iranian ‘Front Page’, i cili nëvizon se citon një gazetë shtetërore të qeverisë iraniane.
Re volta në Teheran për vdekjen e 22-vjeçares.

Arrestohet vajza e ish-presidentit iranian ‘Kapacitetet e dronëve apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje; përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MEK në Tiranë”, shkruante gazeta zyrtare e qeveris.

‘Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin’, shkruan e përditshmja iraniane, cituar nga portali ‘Front Page’.

Gazeta zyrtare e qeverisë përmendi gjithashtu edhe një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, në të cilën ajo ka theksuar rolin e MEK-së në trazirat e fundit në disa qytete iraniane.

Në deklaratë, ministria njoftoi se disa nga protestuesit e arrestuar janë anëtarë të MEK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit