Në këtë seancë parlamentare është zgjedhur me 52 voto pro anëtari i KLP-së, Arta Mandro.
Shumica e kërkuar nuk u arrit, por sipas legjislacionit, kuvendi e miratoi, pasi më herët u dogjën 2 kandidatë për mos arritjen e shumicës së kërkuar.
Fillimisht Mandro u rrëzua në seancën e 22 shtatorit. I pari që u zgjodh nga shorti i Ligjeve ishte Florjan Bjanku.
Mandro është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986. Ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në periudhën 1986-1998. Ka ushtruar funksionin si Zëvendësministre e Drejtësisë në periudhën 1998-2000. Nga viti 2000 është pedagoge me kohë të plotë në Shkollën e Magjistraturës.
Ajo është një eksperte në përafrimin e legjislacionit me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Është eksperte në hartimin e disa ligjeve si Kodi i Familjes, Ligji për Barazinë Gjinore, Ligji për Ndërmjetësimin, Kodi i Punës, etj. Ajo është anëtare e disa bordeve të OJF-ve dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.